Nga Gjergj KOLA
Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla vazhdon te shkelqeje ne futbollin e moshave ne Itali. Kete here ka spikatur mbi te gjithe ne sfiden e luajtur ndaj Milanit dhe kane qene dy golat e shenuar prej tij qe i kane dhene fitoren 2-1 ne transferte Sassuolos.
Ndeshja e vlefshme per kampionatin U20 te Italise mban “firmen” e 17 vjeçarit shkodran. Ai ka shenuar golin e pare ne minuten e 15-te fillimisht. Kulla ka gjuajtur fort me te djathten, duke e bere te pamundur edhe zoterimin e topit nga portieri vendas dhe ai ka perfunduar ne rrjete.
Ndersa ne minuten e fundit te pjeses se pare, ka qene nje kros nga e djathta dhe ai ka kercyer sakte me koke duke e derguar topin ne rrjeten e portes se Milanit. Ne minuten e 92-te, Lontani ka shenuar golin e vetem per Milan U20, por qe nuk ka mjaftuar per asgje sepse Sassuolo fale dy golave te sulmuesit te kombetares shqiptare ka arritur te fitoje 2-1.
Ne kete menyre kampionati ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per Gabriel Kullen. Ne ndeshjen e pare ndaj Juventusit, ai ishte protagonist me lojen e tij spektakolare, duke dhene edhe nje asist ne barazimin 3-3, ndersa sot shenoi edhe dy golat e pare ne kete kampionat.
Siç e theksuam edhe me lart, Kulla eshte nje futbollist i lindur ne Shkoder dhe i datelindjes 2008, çka e tregon me se miri talentin e tij edhe duke luajtur me futbolliste me te medhenj ne moshe. Kjo do te thote se e ardhmja e tij ne futbollin italian, por edhe me kombetaren shqiptare duket e sigurte.(www.shkodrasport.com)