Albian Hajdari është prezantuar te Hofenheim. Klubi i Bundesligës gjermane nuk ka humbur kohë, duke e zyrtarizuar menjëherë pas testeve mjekësore.
Mbrojtësi shqiptar la Luganon, që përfiton 5 milionë euro nga ky operacion. Hajdari më parë ka qenë pjesë e Juventusit, tek ekipi i dytë si dhe moshat.
Te “Zonja” u bë i njohur disa vite më parë, pasi emri i tij ishte në listën e lojtarëve për të cilën u dënua Juventusi për çështjen e plusvalencave. Hofenheim ndërkohë shton forcat në mbrojtje.
22-vjeçari gjen edhe një tjetër futbollist shqiptar në skuadër. Te Hofenheim luan edhe Fisnik Asllani.