Nga Maringlen ZHIVANI
Arbitri anësor shkodran Ardit Çobaj ka bërë debutimin e tij në Abissnet Superiore, duke qenë pjesë e arbitrave, me kryesor shkodranin tjetër Ditmir Grimci, në ndeshjen Bylis-Tirana.
Për Çobajn, ky ishte një moment i veçantë në karrierë, pasi pas disa sezoneve aktivizim në Kategorinë e Parë dhe të Dytë të futbollit shqiptar, ai ka arritur të gjykojë për herë të parë në elitë.
Përzgjedhja e tij në këtë sfidë tregon vlerësim dhe besim tek arbitrat shkodranë, të cilët vijojnë të promovohen në arenën e futbollit shqiptar.
Debutimi i Çobajt në Superiore shënon një tjetër hap në procesin e rinovimit të trupës së gjyqtarëve shkodranë, teksa kujtojmë se aktualisht në elitën e futbollit shqiptar gjykojnë në mënyrë cilësore edhe emra si Ditmir Grimci apo Indrit Myrtja si arbitra kryesorë.(www.shkodrasport.com)