Rio Ngumoha hyri në fushë në minutën e 96-të, kur ndeshja mes Njukasëllit dhe Liverpulit ishte në barazim. Brenda katër minutash, anësori i majtë 16-vjeçar, i vetëm në zonën e penalltisë nuk u mendua dy herë dhe shënoi golin e fitores për të kuqtë.
Goli i parë i sulmuesit në Premier Ligë është një diçka që nuk do ta harrojë kurrë. Është e lehtë të shihet nga emocioni në fytyrën e tij ndërsa fliste për kanalet e klubit të tij.
“Normalisht, veçanërisht sezonin e kaluar, trajnerët e Akademisë dhe trajnerët e ekipit të parë gjithmonë më thoshin ‘sulmo shtyllën e largët, sulmo shtyllën e largët’. Dhe fakti që unë sulmova shtyllën e largët ishte, sinqerisht, çmenduri. Edhe vëllai im, mamaja ime, të gjithë ata që i panë ndeshjet.
Kështu që, kur pashë Salahun dhe pastaj Szoboszlain, ai e vuri nën këmbë (mbrojtësin e Njukasëllit.) dhe pastaj isha një me një dhe thjesht e theva derën. A ia thirra Dominikut? Jo, mendoj se Domi e dinte që isha atje (buzëqesh). Sepse ai më tha edhe në dhomën e zhveshjes: ‘Shpresoja që të ishe atje.’ Dhe për fat të mirë isha atje”, deklaroi 16-vjeçari.