Turpërim historik për Mançester Junajtid. Skuadra e trajnerit Amorim është eliminuar nga raundi i 1/32-ve të EFL Cup nga Grimsbi që militon në kategorinë e katërt angleze.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 2 me 2, teksa vendasit arritën të kualifikoheshin pas plot 26 penalltive të gjuajtur, duke triumuar me rezultatin e përgjithshëm 12 me 11.
Grimsbi shënoi 2 herë me Venam dhe Uarren në minutat 22 dhe 30, ndërkohë që “Djajtë e Kuq”, arritën të barazonin falë golave të Mbueno dhe Meguajën në minutat 75 dhe 89.
Për sa i përket penalltive, për Junajtid gabuan 2 blerjet e bujshme të merkatos së verës, Kunja dhe Mbueno. Një festë e çmendur shpërtheu në stadiumin e Grimsbit pas këtij kualifikimi historik.
GOLAT DHE PENALLTITË: VIDEO