HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE FUNDIT/ U largua nga Vllaznia, Mensah firmos për skuadrën tjetër të...

E FUNDIT/ U largua nga Vllaznia, Mensah firmos për skuadrën tjetër të Superiores

Mbremjen e sotme u largua nga Vllaznia dhe Alfred Mensah mesa duket e ka gjetur menjehere skuadren e tij te re. Behet e ditur se ai do te luaje serish ne “Abissnet Superiore”, por me nje tjeter skuader.

Tirana nuk ka humbur kohë, për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit të larguar Emanuel Ernest, teksa së fundmi ka firmosur me Alfred Mensah, i cili pak më parë u largua nga Vllaznia, teksa do të nisë një aventurë te re te skuadra e Vangjel Miles.  

Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën Mesnah, ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut dhe Partizanit, ku u shpall edhe kampion në vitin 2023 me “Demat e Kuq”. 

Në total 26-vjeçari numëron 144 prezenca në Superiore, ku ka shënuar 25 gola si dhe 19 ndeshje në Kupën e Shqipërisë ku ka gjetur 8 herë rrugën e rrjetës.  

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments