Federiko Kieza ka marre një lajm të keq këto ditë, pasi do ta shohë si spektator fazën e parë të Ligës së Kampioneve, atë të grupit të përbashkët. Kjo, pasi Liverpuli e ka hequr nga lista sulmuesin italian.
Ndonëse paraqitjet e tij në këtë fillim të sezonit ishin pozitive dhe klubi vendos të mos e shiste edhe pse kishte oferta për të, Kieza është lënë jashtë listës për këtë edicion, pasi trajneri Slot ka preferuar para tij të riun e talentuar 17-vjeçar Rio Ngumoha.
Sipas kritereve të UEFA-s, ky i fundit nuk mund të regjistrohej ende si lojtari rritur në klub, pasi nuk ka kaluar mjaftueshëm kohë në radhët e Liverpulit. Për këtë arsye, për ta përfshirë në listë, është dashur të hiqet një emër dhe i sakrifikuari ka qenë Kieza.
Këtij të fundit i mbetet të tregojë se sa vlen vetëm në kampionatin anglez dhe Kupat, për të bindur Slot që në pjesën e dytë të turneut, ta përfshijë edhe atë mes protagonistëve në turneun më të famshëm për klube në botë.