Kategoria Superiore ka mësuar axhendën për katër javët e ardhshme. Tifozët shkodranë kanë qenë kureshtarë për të mësuar se kur do të luhet sfida e ardhshme ndaj Partizanit dhe FSHF ka vendosur që kjo përballje në kuadrin e javës së tretë të Superiores të luhet të shtunën e ardhshme, më 13 shtator në ora 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Elita e futbollit shqiptar ndërkohë do të kthehet javën e ardhshme, pasi angazhimet e ekipeve kombëtare të kenë përfunduar. Bie në sy se vetëm Tirana është në “ajër”, përsa i përket stadiumit. Pjesa tjetër tashmë është konfirmuar.
JAVA 3
Teuta – FK Vora 14.09.2025 19:00 Durrës
Vllaznia – Partizani 13.09.2025 19:00 Shkodër
AF Elbasani – Dinamo City 14.09.2025 19:00 Elbasan
Bylis – Egnatia 13.09.2025 16:00 Ballsh
Tirana – Flamurtari 13.09.2025 16:00 (Për t’u përcaktuar stadiumi)
JAVA 4
Partizani – AF Elbasani 20.09.2025 19:00 Tiranë
Teuta – Vllaznia 21.09.2025 19:00 Durrës
Egnatia – Tirana 20.09.2025 19:00 Rrogozhinë
Dinamo City – Bylis 21.09.2025 19:00 Elbasan
FK Vora – Flamurtari 21.09.2025 16:00 Lac
JAVA 5
Vllaznia – FK Vora 28.09.2025 19:00 Shkodër
AF Elbasani – Teuta 27.09.2025 19:00 Elbasan
Bylis – Partizani 27.09.2025 16:00 Ballsh
Tirana – Dinamo City 27.09.2025 19:00 (Për t’u përcaktuar stadiumi)
Flamurtari – Egnatia 28.09.2025 19:00 Vlora
JAVA 6
Partizani – Tirana 03.10.2025 19:00 Tiranë
Teuta – Bylis 05.10.2025 17:00 Durrës
Vllaznia – AF Elbasani 04.10.2025 19:00 Shkodër
Dinamo City – Flamurtari 04.10.2025 19:00 Elbasan
FK Vora – Egnatia 05.10.2025 14:00 Laç