HomeKRYESOREYamal shqetëson Barcelonën, dëmtohet në ndeshjen me Spanjën?

Yamal shqetëson Barcelonën, dëmtohet në ndeshjen me Spanjën?

Barcelona mund të ketë një shqetësim të ri për dlëmtime pasi Lamine Yamal ndjeu shqetësime në ndeshjen kualifikuese të Spanjës për Kupën e Botës kundër Bullgarisë të enjten.

Ylli 18-vjeçar e nisi ndeshjen dhe i dha asistim golit të Mikel Merinos pak para përfundimit të pjesës së parë, por u zëvendësua në minutën e 78-të nga trajneri Luis de la Fuente.

Kamerat treguan Yamalin duke i bërë masazh pjesës së poshtme të shpinës dhe u dëgjua duke përdorur fjalën espalda (“shpina”) ndërsa fliste me një shok skuadre.

Sipas Javi Herraez, Yamal kishte pasur disa shqetësime që nga ndeshja e ligës në Rayo Vallecano.

Raporti shton se problemi nuk duket të jetë serioz: ylli i Barcelonës do të pushojë të premten, por pritet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës kualifikuese të Spanjës kundër Turqisë.

Për momentin, Barcelona do ta ndjekë nga afër gjendjen e adoleshentit ndërsa vazhdon pushimi ndërkombëtar. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments