HomeKRYESOREKevin Dodaj rikthehet pas dëmtimit me asist dhe paraqitje pozitive

Kevin Dodaj rikthehet pas dëmtimit me asist dhe paraqitje pozitive

Nga Maringlen ZHIVANI

Pas rikuperimit të plotë nga një dëmtim, futbollisti Kevin Dodaj është rikthyer në fushë duke luajtur një ndeshje miqësore ndaj Radnikut. Dodaj u dallua menjëherë, duke dhënë asistin për golin e parë të ekipit të tij.

Në golin e dytë, ai ishte përsëri protagonist, pasi pas një depërtimi individual dhe një goditjeje të rrezikshme, portieri i Radnikut arriti ta ndalte topin, por Godoy shënoi nga afër duke përfituar nga aksioni i Dodajt.


Sulmuesi anësor luajti për 55 minuta dhe, edhe pse bëhej fjalë për një test miqësor, sinjalet e lëna nga Dodaj ishin shumë pozitive.

Performanca e tij u vlerësua edhe nga stafi teknik, duke treguar se ai është gati për të dhënë kontributin e tij në ndeshjet e ardhshme.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments