16 dite para startit te kampionatit, te Vllaznia per momentin nuk ka ende asnje gje te konfirmuar nese do te kete ndonje prurje tjeter nga merkatoja apo jo. Tifozet ne fakt jane ne pritje te ndonje perforcimi te ri, megjithate ende nuk eshte e qarte nese kjo do te ndodhe apo jo deri ne fundin e merkatos.

Pikerisht ne lidhje me kete çeshtje eshte prononcuar diten e sotme drejtori sportiv i Vllaznise Tefik Osmani i cili gjate intervistes se tij per RTSH Shkodra eshte shprehur ne kete menyre:

“Normalisht, që ne nuk kemi dalë asnjëherë për të thënë se merkato është e mbyllur. Për lojtarë cilësore, dhe besoj se aty ku kemi më shumë nevojë, mund të kemi edhe ndërhyrje. Prandaj, ne po shikojmë me kujdes që të sjellim lojtarë cilësorë në skuadër”.

A presim levizje deri me 31 gusht tek kuqeblute? Kjo mbetet per t’u pare megjithate gjetja e nje tjeter sulmuesi duket se eshte domosdoshmeri per ta sepse me Balajn e vetem ne maje te ketij reparti, ai nuk eshte i plotesuar si duhet./www.shkodrasport.com/