Nga Endri ÇINARI
Vllaznia duket se po merr formën dalëngadalë për sezonin e ri 2025-26. Ku shkodranët pritet të paraqiten me fytyra të “reja” dhe ndryshime në formacion e po ashtu vendosje për edicionin e ri. Kështu siç dihet trajneri Martini preferon skemën me 3 mbrojtës në prapavijë, të mbështetur patjetër edhe nga krahët. Ku vendosjet më të preferuara të shkodranit janë ato 3-5-2 dhe 3-4-3.
Duke u bazuar edhe në afrimet apo edhe largimet që kanë bërë shkodranët deri më tani, futbollistët në dispoziconin e ish-fantazistit duket se i plotësojnë “kushtet” për këto vendosje në fushë. Kështu më poshtë janë dy formacione hipotetike se si mund të rreshtohet Vllaznia në sezonin e ri, bazuar edhe në preferencat e skemës që përdor Edi Martini.
Kështu porta duket se do ketë një rivalitet të “ashpër” pasi rikthimi i Qarrit nga dëmtimi patjetër ofron më shumë opsione për portën shkodrane. E cila u mbrojt mjaft mirë nga Aron Jukaj në thuajse më shumë se gjysmën e sezonit të shkuar. Në mbrojtje pritet që “frerët” t’i marrin Kuros dhe Gurishta në prapavijë e ndërsa nga krahët emra si Hakaj, Kruja apo Jago do luftojnë për vendet e titullarit.
Në mesfushë dhe sulm nuk ka shumë ndryshime në krahasim me sezonin e shkuar. Ku emra si Krymi, Mala që rinovoi së fundmi Qato, Sala priten sërish protagonistë. E teksa në sulm përveç Balajt, protagonistë priten edhe Gurda e Dodaj. Pavarësisht se ky i fundit mund të transferohet në një kampionat jashtë vendit deri në përfundimin e merkatos verore.
VLLAZNIA 3-5-2
Jukaj (Qarri)
Gurishta-Repaj (Jazxhi)-Kuros
Mala-Krymi-Sala-Qato-Hakaj (Jago)
Gruda-Balaj
Vllaznia 3-4-3
Jukaj (Qarri)
Gurishta-Repaj (Jazxhi)-Kuros
Kruja-Krymi-Mala-Hakaj (Jago)
Gruda-Balaj-Dodaj