Korabi i Peshkopise sezonin e kaluar e provoi deri ne fund qe te siguronte ngjitjen ne Superiore, por nuk ia doli. Megjithate drejtuesit e tij nuk do te heqin dore per te provuar te njejten gje edhe ne sezonin e ri. Per kete arsye veprimi i pare qe kane bere ka qene zgjedhja e nje trajneri me pervoje.
Behet fjale per Agim Canajn. Nje trajner i cili ka punuar me shume prej skuadrave te futbollit shqiptar, perfshi ketu edhe Vllaznine te cilen e ka drejtuar ne tre periudha te ndryshme. Por tashme ai ka marre persiper te drejtoje skuadren dibrane me shpresen per arritjen e objektivit qe ajo ka.
Vete Canaj duke folur per mediat eshte shprehur: “Erdha te Korabi me dëshirën për të bërë më të mirën. U binda nga projekti i klubit dhe po punojmë së bashku për ndërtimin e një skuadre konkurruese me ambicie për ngjitjen në Superiore”.
Ditet e fundit Korabi zhvilloi nje ndeshje miqesore ne Laç ndaj skuadres vendase te cilen e humbi me rezultatin 0-4. Nderkohe skuadra sot do të shpërngulet nga Tirana në Peshkopi për të vijuar atje përgatitjet për dy javë.