Akademia Vllaznia ka zyrtarizuar sot stafin e saj teknik per sezonin 2025-2025. Nga ajo çfare verehet, ndryshimet jane shume te pakta ne emra, por kryesisht ka disa spostime te trajnereve te caktuar nga njera grupmoshe tek tjetra. Kujtojme qe vetem Denis Zmijani u largua pas perfundimit te kontrates dhe tashme eshte bashkuar me KF Shkodra.

Por nga ana tjeter, ne listen e publikuar sot bie ne sy mungesa e emrit te Arber Shytanit. Ne foton e publikuar 6 dite me pare ne mbledhjen e zhvilluar ne zyren e Akademise, ai eshte i pranishem, ndersa sot ai nuk figuron tek asnjeri ekip. Mbase ai mund te jete trajneri i ekipit U18 i cili mungon ne organiken e deklaruara nga drejtuesit e Akademise Vllaznia diten e sotme.

Te tjeret jane po ato qe kane qene teksa Edmond Doçi i cili sezonin e kaluar ka drejtuar ekipin U21, tashme do te marre drejtimin e atij U14. Ja lista e plote e organikes se Akademise Vllaznia per sezonin 2025-2026:

Drejtor: Alban Hasani

Përgjegjës teknik: Ndriçim Shtubina

U19 – Elvis Plori, Ylad Pirani

U17 – Amarildo Belisha, Ivo Shestani

U16 – Haris Dalipi, Khaled Hoxha

U15 – Malvin Meçarovi, Gjon Kola

U14 – Edmond Doçi, Gjengis Bandula

U13 – Valdano Nimani

U11 – Safet Osja

U9 – Arben Permeza

Trajnerë portierësh: Ali Shpuza & Eli Dervishaj

Stafi mjekësor – Blerim Jukaj, Alban Smajli, Melvit Murrçaku