Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Zvicrën që do të luhet me 6-shtator.
Në konferencën e shtypit, ku foli për listën e futbollistëve të grumbulluar, Bushi u ndal edhe te aktivizimi i futbollistëve të rinj tek Vllaznia, por edhe tek sulmuesi i talentuar shkodran, Kevin Dodaj.
“Vllaznia po aktivizon lojtarë të rinj. Këtë sezon, sikur ka ndryshuar diçka dhe u kanë dhënë hapësirë futbollistëve të rinj. Një prej tyre edhe Dodaj. E kemi thirrur këtë herë Dodajn, një lojtar i datëlindjes 2005.
Një futbollist shumë i mirë dhe i perspektivës. Personalisht, e shoh me goxha perspektivë të mirë dhe shpresoj të vazhdojë në këtë mënyrë”,-tha trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.
Maringlen ZHIVANI