Ancelotti e mbylli në barazim fillimin e aventurës së tij të re në krye të kombëtares se Brazilit. Vetë trajneri italian sqaroi takimin e tij të parë në stolin e Brazilit.
“Kam drejtuar në më shumë se 1200 ndeshje dhe takimi im i parë si trajner i Brazilit dhe ishte diçka e veçantë. Për mua është një “dhuratë” të jem këtu. Të stërvitësh një ekip kombëtar është një ndjenjë e ndryshme nga përfaqësimi i një klubi, sepse këtu ke ndjesinë e të pasurit një vend pas teje.
Qëllimi ynë është të kualifikohemi dhe të luftojmë për Kupën e Botës. Të përpiqemi ta çojmë Brazilin në majën e futbollit botëror, aty ku ka qenë gjithmonë. Do të luftojmë për ta arritur këtë”, shpjegoi Ançeloti pas ndeshjes, siç u raportua nga agjencia “Efe”.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë mbrojtëse për të dyja ekipet. Ekipi ynë kishte një qëndrim të shkëlqyer, dhe në disa momente ata ushtruan presion të mirë sulmues. Ne praktikisht nuk lejuam asnjë shans. Lëvizja e topit mund të kishte qenë pak më fluide, por është një barazim i mirë, me një performancë të mirë.
Largohemi të kënaqur dhe të sigurt për ndeshjen tjetër. Ekuadori u mbrojt shumë mirë dhe nuk ishte e lehtë të gjente hapësirë mes vijave. Mendoj se do të jetë ndryshe kundër Paraguait sepse do të kemi më shumë mundësi për të kontrolluar lojën, një ndeshje me më shumë ritëm, lëvizshmëri dhe intensitet. Ne largohemi nga këtu të sigurt, me një pikë të mirë dhe me qëllimin për të fituar ndeshjen tjetër”, tha ai.