HomeKRYESOREAncelotti kritikon UEFA-n dhe FIFA-n: Rishikoni kalendarët

Ancelotti kritikon UEFA-n dhe FIFA-n: Rishikoni kalendarët

Trajneri i kombëtares braziliane, Carlo Ancelotti, foli për numrin e tepërt të ndeshjeve dhe kritikoi FIFA-n dhe UEFA-n, organet drejtuese të futbollit botëror dhe evropian, përkatësisht.

Në një intervistë me ‘Il Giornale’, trajneri italian tha se cilësia e produktit nuk është më e njëjtë dhe se planifikimi i sezoneve sportive duhet të rimendohet.

“Luajmë shumë dhe dobët. Futbolli është më analitik, intensiv dhe i shpejtë, por FIFA dhe UEFA duhet të rishikojnë kalendarët. Ka shumë ndeshje, jo të gjitha me cilësi të lartë, dhe ka shumë dëmtime.

Duket si një zgjidhje e mire po të zvogëlohet numri i ekipeve në liga nga 20 në 18. Kjo do të shmangte ndeshjet me cilësi të ulët dhe kështu do t’i bënte shpenzimet më logjike”, tha Ancelotti, duke iu referuar faktit se lojtarët dhe trajnerët kanë pak fjalë në këtë çështje.

“Ne jemi më të paguarit, ndoshta kjo është arsyeja pse ata nuk na duan në tavolinë.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments