Karlo Ançeloti ka kuptuar se sa punë do t’i duhet për të kthyer Brazilin në një ekip pretendent për fitoren e Kupës së Botës që pas ndeshjes së debutimit të tij në pankinën e “seleçaos”.

Trajneri i njohur italian ka parë skuadrën e tij të re të ndalet në një barazim 0-0 në Ekuador në kualifikueset e Kupës së Botës, pas një paraqitje që ka lënë shumë për të dëshiruar.

Brazili rrallëherë u tregua thumbues para portës kundërshtare, edhe pse mbajti më shumë topin. Gjuajtjet me pikatore të Riçarlison, Vinicius e Kasemiro, ishin shumë të lehta për të shqetësuar portierin kundërshtar, duke bërë që sfida të mbyllej me një 0-0 të mërzitshme që nuk shmangu kritikat.

Dhe ndërsa Brazili mbetet në vendin e katërt në grup, në një zonë disi të rrezikshme për kualifikimin, Argjentina vazhdon e qetë marshimin në krye edhe pse ka siguruar biletën e saj për Botërorin. Këtë radhë ajo triumfoi me shifrat 1-0 në fushën e Kilit, një kundërshtari historikisht problematik për të. Ndeshja u vendos nga Hulian Alvarez, i cili në pjesën e parë të duelit shënoi golin e vetëm të