talia mori pjesë me 5 skuadra këtë sezon në Champions League, por ky bollëk nuk solli asnjë gjë pozitive, pasi vetëm Inter është ende në garë. Por vitin tjetër Anglia mund të vendosë një rekord të ri, atë të pjesëmarrjes me 6 ekipe në Champions.
Deri më tani, Premier League ka të sigurtë pjesëmarrjen me 5 skuadra, por numri mund të rritet. Fitoret e pastra të Manchester United dhe Tottenham dje në ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League, i hapin rrugën një ekipi të gjashtë.
Kjo do të ndodhë nëse këtu dy skuadra shkojnë në finalen e Europa League dhe fituesi e ka të garantuar pjesëmarrjen në Champions League sezonin tjetër. Ndërkohë që, të dyja këto ekipe janë prej kohësh jashtë garës për një vend në Champions në kampionat, pasi janë në vendet poshtë mesit të renditjes.
Falë renditjes, Anglia dhe Spanja kanë fituar të drejtën të kenë nga 5 skuadra sezonin tjetër. Ekipi i gjashtë, që do të ishte një rekord absolut, mund të vijë nga Europa League. Manchester United dhe Tottenham po kryqëzojnë gishtat që të kapin finalen e Europa League për të shpëtuar sezonin e tyre./telesport/