Xhek Grilish mund të jetë ylli i radhës që largohet nga Premier Liga për në Itali. “SunSport” zbulon ekskluzivisht se kryesuesit e Serisë A, Napoli, po ndjekin nga afër yllin e Anglisë dhe Mançester Sitit, në mes të pasigurisë në rritje për të ardhmen e tij.
Antonio Konte besohet të jetë një “admirues i madh” i anësorit të talentuar, i cili këtë sezon ka pasur pak hapësira te Siti. Një ish-talent i Junajtidit, Skot MekTominej, është përshtatuar gjithashtu shumë mirë me skuadrën e Kontes.
Gjithashtu, nuk është e qartë nëse Grilish bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola, i cili pritet të bëjë një rindërtim të madh këtë verë në “Etihad”. Konte, i cili njohu nga afër talentin e Grilishit gjatë kohës që trajnoi në Angli, beson se ish-kapiteni i Aston Vilës do të ishte një përforcim i rëndësishëm për gjigantët italianë.
Ai mendon se Grilish mund ta ndihmojë skuadrën e tij të bëjë hapin tjetër dhe të garojë seriozisht në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Burime pranë lojtarit thonë se ai është i hapur për t’u larguar dhe e kupton se një transferim mund të jetë çelësi për të rifreskuar karrierën dhe për të përmirësuar shanset e tij me kombëtaren e Anglisë. Për më tepër, besohet se vetë 29-vjeçari preferon një transferim jashtë Anglisë, në vend që të qëndrojë në Premier Ligë.