Aventura e trajnerit Antonio Conte te Napoli mund të quhet e mbyllur, të paktën sipas asaj që raportohet nga mediat italiane. Tekniku ka vendosur të largohet nga të kaltrit, me të cilët fitoi titullin kampion vetëm dy ditë më parë.
Vendimi është marrë dhe Conte dëshiron të kalojë te Juventusi. Gjithçka duket e mbyllur, ndërsa zyrtarizimi do të vijë pas takimit të trajnerit me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.
Mediat italiane e bëjnë të kryer largimin e Igor Tudor nga drejtimi i Juventusit, për t’i lënë vendin Conte-s. Sa i përket Napolit, trajneri i ardhshëm mund të jetë Massimiliano Allegri, për të cilin është gati kontrata 2-vjeçare, me 6 milionë Euro në sezon.
Tekniku livornez gjatë ditës së sotme është përfolur edhe te Interi si pasues i mundshëm i Inzaghit, në rast se ky i fundit kalon në Arabinë Saudite, tek Al Hilal.