E ardhmja e trajnerit Antonio Contes te Napoli nuk është e sigurt. Tekniku mund të largohet pas përfundimit të këtij sezoni, ndonëse ekipi është shumë afër titullit kampion.
Pas ndeshjes me Monzën, Conte ishte i ashpër në fjalët e tij, duke lënë të hapur mundësinë e një largimi.
Sipas asaj që raportohet nga Italia, gjatë javës së ardhshme, pritet të ketë një takim mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe trajnerit Conte. Palët do të flasin për të ardhmen, nëse tekniku 55-vjeçar do të qëndrojë apo do të largohet.
Thuhet se Conte kërkon 7-8 blerje të mëdha në verë dhe në rast se kjo nuk i realizohet, do të kërkojë largimin. Për momentin në listë si pasues i tij në stolin e Napolit është Massimiliano Allegri.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për klubin e kaltër.