HomeKRYESOREArdit Nikaj e nis mbarë, debuton me gol me skuadrën e tij...

Ardit Nikaj e nis mbarë, debuton me gol me skuadrën e tij të re Wisla Krakov

Ne te paren ndeshje me Wisla Krakov, sulmuesi shkodran Ardit Niikaj e nis me gol. Ai eshte aktivizuar sot per here te pare me skuadren e tij te re dhe ky start ka qene shume i mbare.

Trajneri Mariusz e ka hedhur ne fushen ne minuten e 78-te ne vend te Carbo dhe shtate minuta me vone, ka arritur ta dergoje topin ne rrjeten e portes se ekipit kundershtar Slask, duke vulosur keshtu edhe rezultatin perfundimtar te kesaj ndeshje ne shifrat e thella 5-0 ne favor te Wisla Krakov.

Per Nikajn ky eshte nje start i mbare dhe qe do t’i sherbeje per vazhdimesine, duke shpresuar se ne javet e ardhshme do te marre me shume besim nga stafi teknik dhe do te kete me shume minuta ne dispozicion.

Kujtojme qe 23 vjeçari eshte formuar si sportist tek Akademia Vllaznia dhe me pas kaloi tek Skenderbeu, skuader me te cilen spikati perpara se te transferohej kete vere ne Poloni tek skuadra e njohur.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments