HomeKRYESOREArgjentina 'shpartallon' Brazilin në një 90 minutësh shumë 'të ndezur'

Argjentina ‘shpartallon’ Brazilin në një 90 minutësh shumë ‘të ndezur’

Pavaresisht deklarateve te Raphinas apo dhe futbollisteve te tjere te Brazilit, fusha e lojes ka treguar tjeter gje ne perballjen e oreve te para te mengjesit ndaj Argjentines. Kjo e fundit e ka “shpartalluar” me rezultatin 4-1 ne nje stadium te mbushur plot e perplot.

Ka qene futbollisti Alvarez ai qe ka zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e 4-te duke kaluar ne avantazh Argjentinen, ndersa tete minuta me vone do te ishte Fernandez ai qe do te dyfishonte shifrat. Nje start qe çuditi brazilianet te cilet nuk e kishin çuar nder mend diçka te tille.

Ato mundohen te reagojne dhe ne minuten e 26-te kane ngushtuar shifrat me ane te futbollistit Cunha. Kur pritej qe ndoshta rezultati te barazohej, kane qene vendasit te cilet kane shenuar edhe golin e trete me ane te futbollistit Mac Allister ne minuten e 37-te dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 3-1 per Argjentinen.

E dyta u shoqerua me shume tension ne fushen e lojes ku tifozet vendas provokonin herepashere Vinicius dhe sidomos Raphina per deklaratat e tij ne pragndeshje. Nderkohe ne minuten e 71-te, do te ishte Simeone qe do te shenonte edhe golin e kater dhe te fundit te ndeshjes duke i dhuruar Argjentines nje fitore me shume vlere, me te cilen vazhdon te kryesoje renditjen.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments