HomeKRYESOREArmando Broja nuk mundet të luajë të dielën ndaj Chelsea, ja arsyeja

Armando Broja nuk mundet të luajë të dielën ndaj Chelsea, ja arsyeja

Armando Broja nuk do të luajë këtë të diel në Everton – Chelsea, për shkak të rregullave të Premier League. Shqiptari është i huazuar pikërisht nga “Blutë e Londrës” dhe kjo është arsyeja e mungesës së tij në këtë sfidë.

Megjithatë, Broja ka përfunduar në spital disa ditë para sfidës. Ylli i Kombëtares shqiptare dhe pjesa tjetër e ekipit të Everton kanë vizituar spitalin e fëmijëve në prag të Krishtlindjes.

Autografe, foto, dhurata e argëtime kanë gëzuar fëmijët që këto Krishtlindje nuk do t’i festojnë në shtëpi.

Në videon e publikuar nga klubi i Everton shihet edhe Armando Broja i gëzuar. Një gjest fisnik dhe për t’u vlerësuar si nga Armando Broja dhe gjithë klubi anglez i Everton.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments