Gianpiero Gasperini është trajneri i ri i Romës dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Drejtuesit e klubit italian ndodhen aktualisht në Firence në takim me trajnerin Gasperini.

Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja pritet të finalizohet.

“Drejtuesit e AS Romës dhe Gian Piero Gasperini janë aktualisht në një takim për të finalizuar marrëveshjen”.

“Ai është në prag të emërimit si trajneri i ri i AS Romës, pas largimit nga Atalanta”, ka shkruar Romano.

Brenda javës pritet zyrtarizimi i marrëveshjes dhe Gasperini do ta drejtoj Romën.

Trajneri italian do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Romën. /Telegrafi/