Nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia ka bërë lëvizjen e parë të rëndësishme për sezonin e ri, duke afruar një nga futbollistët që ka spikatur më shumë në sezonin e fundit në Superiore. Klubi kuqeblu ka mbyllur marrëveshjen me mesfushorin e krahut të djathtë, Arsid Kruja.
Nga sa bëhet e ditur, nesër do të firmoset kontrata me Krujën, e cila do të jetë një-vjeçare. Kjo do të jetë firma e parë në merkato për Vllazninë, por nga sa mësohet drejtuesit kuqeblu pritet të zyrtarizojnë të tjera në vijim.
Drejtuesit e Vllaznisë duket se do të kërkojnë të afrojnë emrat më të mirë që do të kenë mundësi nga kjo merkato, por gjithsesi këtë do ta vërtetojë koha.
Gjithsesi, ajo që ka rëndësi është se presidenti Alban Xhaferi, së bashku me pjesën tjetër të drejtuesve, po bëjnë maksimumin për të përforcuar skuadrën e Vllaznisë.(www.shkodrasport.com)