...
HomeKRYESOREAtleti shkodran Gëzim Dimnaku vazhdon të shkëlqejë në Kanada. Shpallet kampion për...

Atleti shkodran Gëzim Dimnaku vazhdon të shkëlqejë në Kanada. Shpallet kampion për herë të 6-të rradhazi

Atleti shkodran Gezim Dimnaku vazhdon te shkelqeje ne garat e veteraneve ne Kanada, duke treguar edhe njehere tjeter se po kalon nje forme shume te mire sportive, duke e konkretizuar ate me rezultate te larta sportive.

Diten e djeshme eshte zhvilluar kampionati i Quebec per kategorine Master, Junior dhe Senior dhe ai ka konkurruar ne dy disiplina, perkatesisht ne 100 m sprint dhe kercim se gjati. Ne te dy keto gara, ai ka bere nje paraqitje shume te mire.

Si rrjedhoje ka zene vende te para ne secilen prej tyre duke merituar edhe medaljet e arta. Ne kete menyre Dimnaku shpallet kampion i Quebec per here te gjashte rradhazi qe nga viti 2018.

Nderkohe para pak javesh, ai ne pesegaresh arriti nje rezultat shume te mire duke u renditur i katerti ne Bote. Keto jane tregues qe Gezim Dimnaku vazhdon te stervitet plot pasion per te qene ne podium ne çdo gare ku merr pjese dhe deri ia ka dale ashtu si duhet.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.