HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAutokritikë, mbrojtja e Vllaznisë vendimtare dhe bindëse në nisjen e kampionatit

Autokritikë, mbrojtja e Vllaznisë vendimtare dhe bindëse në nisjen e kampionatit

Nga Endri ÇINARI

Mbrojtja e Vllaznisë ka qenë në qendër të kritikave para nisjes së këtij edicioni në Superiore, ku reparti i prapavijës së shkodranëve ka vuajtur shumë në kompeticionet europiane. Duke pësuar 8 gola në 4 ndeshjet ndaj Daugavpils dhe Vikingur, shifra që patjetër nuk i shkojnë për shtat një ekipi të konsoliduar. Po ashtu performancat e mbrojtjes kuqeblu ishin zhgënjyese edhe në miqësoret e fundit sezonale, ndaj kundërshtarëve modestë si Besa, Laç apo Kukësi.

Duke vënë kështu në pikëpyetje të mëdha afrimet në rradhët e 9 herë kampionëve të vendit. Të cilët thuajse kanë ribërë totalisht repartin e mbrojtjes duke krahasuar me sezonin e shkuar ku tashmë në skuadër nuk janë futbollistë si Juriç, Stojanoviç apo Repaj. Por, reagimi më shumë se pozitiv dhe një “goditje” ndaj kritikave ka ardhur që në ndeshjen e parë për Vllazninë dhe në veçanti për mbrojtjen e shkodranëve.

Përballë Egnatias, një prej ekipeve pretendente dhe kampiones në fuqi të vendit, Vllaznia ishte totalisht dominuese duke triumfuar me shifrat 2-0. Ku pikërisht ky sukes i parë në kampionat erdhi nga mbrojtja, aq shumë e kritikuar, do ishin dyshja Gurishta-Bajrami që do dhuronin 3 pikët e para sezonale të Vllaznisë. Me dy mbrojtësit që gjetën golat dhe zhvilluan një performancë shumë pozitive gjatë 90 minutave.

Por, përveç golave, edhe niveli i dyshes dhe jo vetëm në prapavijë ishte shumë pozitiv. Me Vllazninë që thuajse nuk i la asnjë herë rrogozhinasve shanse reale për të shënuar. Ku një meritë për këtë ka edhe portieri Jukaj, që u tregua vendimtar në 2-3 raste përballë sulmuesve kundërshtar. Një reagim ashtu siç e donte Edi Martini për skuadrën e tij, e cila kishte marrë disa “vërejtje” para nisjes së edicionit. Ku tashmë duket se skuadra është totalisht e konsiliduar dhe një nga pretendentet kryesore të edicionit.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments