Pas një vere të trazuar, Santiago Himenez do të vazhdojë aventurën e tij me Milanin. Babai i sulmuesit meksikan, Kristian Himenez, ka komentuar mbi situatën e paqartë që shoqëroi djalin e tij.
“Ishim të habitur. Ishte titullar, por në të njëjtën kohë përflitej si i larguar. Është e rrallë që një drejtor sportiv të dalë publikisht me deklarata të tilla.” Gjatë merkatos u fol për një shkëmbim me Romën, por në fund gjithçka u prish.
“Tare, Furlani dhe Ibra vendosën ta mbanin – shpjegoi i ati -. Pas asaj konference para ndeshjes me Leçe nuk kishim kohë as të kuptonim se çfarë po ndodhte. Por është e qartë se klubi beson tek ai.”
Tani sfida është që Himenez të shndërrojë këtë paqartësi në forcë. “Mendoj se e gjithë kjo do të nxjerrë forcën që ka brenda – shtoi babai -. Do të varet vetëm nga ai, sepse është te klubi ku dëshiron të luajë. Duhet të bëjë një sezon të madh.” Me Botërorin që zhvillohet në Meksikë sapo kampionati të mbyllet, sulmuesi kërkon të sigurojë vendin e titullarit.
“Milani është kërkues – tha Kristian Himenez – por Santi ka qëndruar i qetë dhe i përqendruar. Tani është momenti të tregojë krenarinë e tij në fushë.”