Pas fitores në Bundesliga, Bajern Mynih ka nisur të planifikojë një merkato verore me synimin për të forcuar skuadrën e trajnerit Vinsent Kompani dhe për t’u bërë më konkurrues në Champions.

Prioritet i klubit bavarez është blerja e një sulmuesi krahu të majtë me nivel botëror, për të zëvendësuar në skuadër Tomas Mylerin.

Në listën e drejtorit sportiv Maks Eberl figurojnë emrat e Mitoma nga Brajton dhe Rafael Leao nga Milani.

Raporti i mirë mes agjentit Horge Mendez dhe drejtuesit bavarez ka nxitur bisedimet për mundësinë e transferimit të portugezit në Gjermani. Aktualisht, Mitoma duket si objektivi kryesor, por Leao mbetet një alternativë serioze për Bajernin.