Sipas “Bild”, Xavi Simons preferon të transferohet në Premier Ligë nëse largohet nga Lajpcigu këtë verë. Pas mungesës në Ligën e Kampionëve dhe në garat europiane në tërësi, e ardhmja e mesfushorit holandez është vënë në pikëpyetje.

Bajerni i Mynihut ka shfaqur interes për të, por Simons duket se ka preferenca të tjera për të ardhmen.

22-vjeçari dëshiron të transferohet në Premier Ligë dhe ka angazhuar agjentin Ali Barat për të mundësuar një transferim.

Megjithatë, nëse Simons largohet nga Lajpcigu këtë verë, klubi gjerman do të kërkojë një shifër ndjeshëm më të lartë se 50 milionë euro që pagoi për ta blerë atë përfundimisht në dimër. Shitja e Simons do ta ndihmonte ndjeshëm Lajpcigun të balancojë financat pas shpenzimeve që kanë arritur tashmë në 92 milionë euro dhe që nuk duken se do ndalen.