HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBalaj lë kampionatin shqiptar, zyrtarizohet te Kampionët

Balaj lë kampionatin shqiptar, zyrtarizohet te Kampionët

Liridon Balaj është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit. Sulmuesi 25-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij me Skënderbeun, për të nisur një të re në Superligën e Kosovës.

Balaj u bashkua me Skënderbeun në shtator të vitit 2024, pasi mbylli aventurën në Belgjikë me KMSK Deinze. Ndërkohë që me korçarët luajti 20 ndeshje, duke dhuruar 1 asist, por duke mos ndihmuar mjaftueshëm për të qëndruar në Superiore.

Për 25-vjeçarin ky është një rikthim në Kosovë, pasi më parë ka luajtur për Besën e Pejës. Ndërkohë që njoftimin për transferimin e tij te Drita, e ka bërë vetë klubi gjilanas në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1323606175881779&set=a.580225113553226&type=3&ref=embed_post
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments