Barcelona përfundoi një sezon për t’u mbajtur mend, edhe pse humbja në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit sigurisht që ndikoi në bilancin e vitit.

Megjithatë, skuadra katalanase rrezikon shumë në prag të sezonit të ri për shkak të parregullsive me Fair Play Financiar me UEFA-n, e cila mund të ndërhyjë që në sezonin e ardhshëm me një penalizim në kompeticionin më të madh europian.

Klubi katalanas është një shkelës të përsëritur, pasi klubi i Joan Laportës kishte shkelur më herët rregulloret e Bordit të Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s (CFCB) duke raportuar gabimisht fitimet dhe duke marrë kështu një gjobë prej 500,000 eurosh nga organi evropian i futbollit.

Ekipi spanjoll ka kryer shkeljen e dytë, e cila mund të çojë në zbritjen e pikëve të fituara në grup në edicionin e ri të Champions League.