Edhe pse dëshira e madhe e Markus Rashford është të veshë fanellën e spanjollëve të Barcelonës, diçka e tillë me sa duket nuk është e mundur të realizohet.

Edhe sepse mbi të gjitha klubi katalanas nuk është në gjendje të paguajë 45 milionë euro për anglezin, shifër e vendosur nga Junajtid për kartonin e tij.

Duke qenë se Rashford është jashtë planeve të Ruben Amorim për sezonin e ri, largimi nga “Djajtë e Kuq” është 100% i sigurt.

“Goal.com” raporton se e ardhmja e Rashford do jetë në Turqi te Fenerbahçe. Vetë trajneri i turqve, Hoze Murinjo, ka biseduar me sulmuesin anglez dhe e ka bindur të shkojë te Fenerbahçe.