HomeKRYESOREBarcelonës po i vjen një dhuratë: Al-Hilal pranon të largojë Neymar falas...

Barcelonës po i vjen një dhuratë: Al-Hilal pranon të largojë Neymar falas në janar!

Paratë janë lum në Arabinë Saudite, por edhe atje mendohen kursimet kur gjërat nuk funksionojnë. Neymar Junior, për shembull, nuk ka dhënë thuajse asgjë për Al-Hilal për shkak dëmtimesh.

32-vjeçari u kthye në fushë pas një viti jashtë fushe me një problem të gjurit, por nuk luajti dot shumë për shkak se vuajti një problem muskulor.

Braziliani ka luajtur vetëm 7 ndeshje për Al-Hilal dhe kjo po e nxit klubin arab të mendojë ta largojë në merkaton e janarit. Gazeta “Sport” raporton se Al-Hilal do ta largojë me parametra zero.

Ekziston një shans që Neymar të transferohet në Brazil ose të pranojë një ulje të ndjeshme page për të provuar një aventurë 6-mujore te Barcelona./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments