Vllaznia do të presë Daugavpils të enjten, për turin e parë të Ligës së Konferencës. Ndeshja e 10 korrikut do të nisë në “Elbasan Arena” prej orës 20:00.

Kompanitë e basteve e konsiderojnë favorite absolute Vllazninë, për të fituar këtë ndeshje. Kështu kuqeblutë kuotohen me koeficientin 1.4.

Fitorja e Daugavpils në anën tjetër është mbi 6. Barazimi ka koeficient të lartë po ashtu, pikërisht 4.

Takimi i kthimit në Letoni, që do vendosë edhe kualifikimin, do të jetë më 17 korrik.