Partizani i zhgenjeu te gjithe me eliminimin ne turin e pare te Conference League. Ndonese kishte barazuar 1-1 ne ndeshjen e pare ndaj estonezeve te Kalju, skuadra e kuqe humbi ne shtepi 0-1 ne sfiden e kthimit dhe si rrjedhoje edhe per kete edicion e sheh veten jashte Kupave te Europes.
Duke analizuar situaten tek kjo skuader, trajneri i njohur Shpetim Duro ka thene edhe nje batute te bukur, ate qe tek Partizani ka me shume drejtore se futbolliste dhe kjo padyshim ka sjelle edhe nje problematike jo te vogel. Ja deklarata e plote e Duros:
“Edhe në ndeshjen e parë në Estoni, dominoi rivali. Edhe në ndeshjen e kthimit, Kalju përdori strategji të caktuara, u mbrojt dhe shfrytëzoi atë momentin e duhur. Partizani nuk bëri para spektatorëve të vet atë lojë. Kundërshtari, thashë, një rival që është në vendin e katërt në Estoni, të eliminojë Partizanin, është një goditje e rëndë. Kjo është goditje e rëndë për të gjithë. Kjo është që duhet t’i kalojnë shkallë-shkallë turet.
Partizani është emër i madh, ka të bëjë fakti se çarë lojtarësh sjell. Partizani humbi kampionatin, u eliminua nga kupa. Është shumë e rëndësishme përzgjedhja e lojtarëve. Rëndësi ka të dish të përzgjedhësh.
Kur janë këto rezultate, krijohen situata. Aty duhet një punë e madhe, ajo që më bën përshtypje është se ka më shumë drejtues se futbollistë. Merkato, problemi i lojtarëve, ardhja e futbollistëve… Eliminimi tregoi që Partizani nuk është aty ku duhet”.