Bayer Leverkusen ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit Xabi Alonso. Tekniku spanjoll do të jetë në stol deri në fund të sezonit dhe më pas do të dalë i lirë.
Kjo u bë e ditur nga vetë klubi gjerman, me të cilët sezonin e kaluar fitoi titullin kampion dhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa mbërriti deri në finalen e Europa League, ku u mposhtën nga Atalanta.
Alonso pritet të marrë drejtimin e Real Madrid. Thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Ish-mesfushori do të pasojë në stol Carlo Ancelottin, i cili do të largohet nga drejtimi i madrilenëve.