Edhe pse ka ndjekur disa emra, Bayern Munich nuk ka realizuar ende asnjë goditje në merkato deri tani. Klubi bavarez po ndjek Brahim Diaz, si profilin e duhur për të përforcuar repartin sulmues.
Mungesa e zgjatur e Jamal Musiala e ka detyruar ekipin bavarez të veprojë shpejt, dhe profili i gjithanshëm i lojtarit të Real Madridit duket se përshtatet në mënyrë të përkryer me idetë dhe sistemin e Vincent Kompany.
Bayern, kërkon të përfitojë dhe nga situata jo e mirë që po kalon 25-vjeçari në Madrid, duke qenë një lojtar rezervë. Aq më tepër ardhja e talentit Franco Mastantuono, i cili luan në rol të ngjashëm, mund t’i zvogëlojë akoma edhe më shumë minutat e Brahim Diaz në fushë.
Klubi madrilen është i hapur për largimin e Diaz, duke i vendosur shifrën 40 milionë euro për kartonin e tij. Transferimi në Munich mund të jetë shtysë e madhe për karrierën e Brahim Diaz. Shumë shpejt pritet të nisin negociatat zyrtare mes palëve./telesport/