Noussair Mazraoui do të jetë së shpejti futbollisti më i ri i Manchester United. “Djajtë e Kuq” e ndjekin prej kohësh ish-lojtarin e Ajaxit.
26-vjeçari mbylli edicionin e dytë në Bundesliga, ndërkohë që prej kohësh e ka dhënë miratimin e tij për të vazhduar karrierën në Premier League.
Destinacionin United e cilëson si perfektin, ndërkohë që drejtuesit e dy klubeve kanë gjetur në parim gjuhën e përbashkët.Rreth 25 mln euro do të përfundojnë në arkat e Bayernit, teksa marrëveshja me përfaqësuesit ligjorë të mbrojtësit të djathtë maroken është arritur prej ditësh.
E vetmja gjë që mban “peng” zyrtarizimin është gjetja e një destinacioni për Wan-Bissakën, i cili i ka ditët e numëruara në “Old Trafford”. Në gjurmët e tij është West Hami.
Mazraoui ka të njëjtin menaxher si De Ligt, një tjetër emër që “Djajtë e Kuq” e duan në skuadër. Dhe pritet ta sigurojnë sapo bavarezët gjermanë të arrijnë te Tah.
28 ndeshje dhe 2 gola numëron Mazraoui me kombëtaren e Marokut, teksa përveç dy krahëve të mbrojtjes mund të bëjë edhe rolin e mesfushorit “shkatërrues”.