Nga Maringlen ZHIVANI


Te Vllaznia e sezonit që sapo u mbyll ka pasur një mori futbollistësh, por dy janë ata që kanë shënuar më shumë. Në fakt, bëhet fjalë për Bekim Balajn dhe Esat Malën. Të dy kanë 27gola, 20 dhe 7 rrespektivisht. Më pas, Dodaj, Gruda, Çoba dhe me rradhë.

Skuadra ka pasur disa futbollistë që kanë tundur rrjetën në këtë kampionat, teksa kuqeblutë poashtu kanë qenë edhe një nga sulmet më të mira të Abissnet Superiore, por edhe nga mbrojtjet më të këqija. Ndërkohë, Mala e Balaj janë edhe futbollistët që kanë minutat më të shumta, me kosovarin që ka 3745-minuta, ndërsa kapiteni shkodran 3697-minuta.

Ndërkohë, pesë janë futbollistët që nuk morën asnjë minutë në Superiore. Ata janë Rezart Bunjaj, Hazret Shimaj, Aris Ara, Egert Selmani dhe Klajdi Halili, të cilët edhe pse të federuar nuk kanë qenë të paktën një herë në formacion.

Ndërkohë, futbollistët me më shumë kartonë janë Erdenis Gurishta dhe Ardit Krymi me shtatë të verdhë. Ndërkohë, nga sezoni i fundit, Vllaznia është dy pikë më pak, por një vend më lart, ndërsa nga dy sezone më parë shtatë pikë më tepër.(www.shkodrasport.com)