Amarildo Belisha u zgjodh trajneri me i mire i Akademise Vllaznia per grupmoshat U11- U15 per fazen e pare te kampionatit, pas nje votimi te bere ne faqen e saj. Ai zuri vendin e pare duke treguar edhe njehere tjeter per vleresimet pozitive qe mori te cilet kane vleresuar punen e bere prej tij.
“Sigurisht qe vleresime te tilla te bejne te ndihesh mire, megjithate per mua e rendesishme eshte te bej sa me mire punen time. Qe ne momentin kur jam afruar tek Akademia Vllaznia, kam gjetur aty trajnere shume te mire dhe te perkushtuar dhe kjo eshte shume e rendesishme per ecurine e futbollisteve te se ardhmes”- eshte shprehur Belisha.
Ai ka folur nderkohe edhe per ekipin qe drejton. “Me ekipin qe une drejtoj jemi ne vendin e pare aktualisht. Ajo qe dua te vleresoj une eshte fakti qe kam ne dispozicion nje grup djemsh te mire ne rradhe te pare dhe po ashtu edhe lojtare te mire dhe besoj se me kalimin e viteve disa prej tyre do t’i shohim duke luajtur me sukses edhe ne Superligen shqiptare
Njekohesisht dua te falenderoj edhe dy bashkepunetoret e mi, zevendestrajnerin Ivo Shestani dhe trajnerin e portiereve Ali Shpuza. Me ta kam nje bashkepunim te mire dhe ne fakt me duhet ta pranoj se eshte luks te kemi nje staf te tille te perbere nga tre trajnere ne nje Akademi te futbollit ne Shqiperi”- ka thene nder te tjera Belisha.