Nga Maringlen ZHIVANI

Akademia Vllaznia ka mbyllur një sezon aspak të suksesshëm në aspektin sportiv. Në këtë sezon, asnjëri nga ekipet e Akademisë nuk arriti të fitojë titullin kampion. Në fakt, drejtuesit e Akademisë bënë ndryshime të shumta në këtë sezon, por mesa duket nuk kanë rezultuar aspak efikase. Sa i takon bilanceve të sezonit, pavarësisht përkushtimit të disa trajnerëve në punën që bëjnë, rezultatet nuk kanë qenë aspak pozitive, madje disa ekipe e kanë mbyllur më dobët se sa mendohej.

Kjo, ndonjëherë “justifikohet” edhe prej brezave të dobët që mund të jenë në ndonjë prej ekipeve, por shifrat mbeten kokëfortë dhe tregojnë gjithçka çfarë ka ndodhur gjatë këtij sezoni. Vllaznia U-21, e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi, e ka mbyllur në vendin e katërt, teksa në 20-ndeshje të luajtura, ka arritur 13-fitore, dy barazime, pesë humbje. Ky ekip ka shënuar 52-gola, ka pësuar 27 dhe diferenca e golave është 25. Kjo skuadër e ka mbyllur kampionatin e saj nëntë pikë larg vendit të parë.

Megjithatë, kjo moshë ndoshta bën përjashtim nga Akademia, pasi qëllimi i saj është që të aktivizohen futbollistët që kanë mungesë minutash në ekipin e parë. Vllaznia U-19, e drejtuar nga trajneri Elvis Plori, e mbylli në vendin e tretë, nëntë pikë larg vendit të parë. Në 26-ndeshje të luajtura, ky ekipi arriti të marrë 11-fitore, shtatë barazime dhe pësoi tetë humbje. 44-gola u shënuan nga Vllaznia U-19, ndërsa u pësuan 38. Diferenca e golave është gjashtë, ndërsa kujtojmë që në këtë kampionat u aplikua formula me përgjysmim pikësh dhe ndarja e pesë ekipeve të para me pesë të dytat.

Ndërkohë, Vllaznia U-18, e drejtuar nga trajneri Malvin Meçarovi e mbylli në pesëshen e dytë. Në 26-ndeshje të luajtura, ky ekip mori 12-fitore, pesë barazime, nëntë humbje, shënoi 45-gola dhe pësoi 33. Diferenca e golave është 12.

Edhe Vllaznia U-17, e drejtuar nga trajneri Arbër Shytani, e mbylli kampionatin e saj në pesëshen e dytë të kampionatit. Shifrat për këtë ekip janë 12-fitore, tre barazime dhe 11-humbje në 26-ndeshje të luajtura. 55-gola të shënuar, 35 të pësuar, me diferencën e golave që është 20.

Vllaznia U-16, e drejtuar nga trajneri Denis Zmijani, ishte afër titullit kampion deri në javët e fundit. Në 26-ndeshje të luajtura, ky ekip siguroi 17-fitore, gjashtë barazime dhe pësoi vetëm tre humbje. 79-gola të shënuar, 23 të pësuar dhe diferenca e golave 56. Shifrat janë të kënaqshme, por barazimet mesa duket i kanë prishur punë këtij ekipi, që e mbylli shtatë pikë larg vendit të parë.

Edhe Vllaznia U-15, e drejtuar nga trajneri Amarildo Belisha, luftoi deri në fund për titullin kampion. Ky ekip e mbylli në vendin e dytë, duke marrë 17-fitore, tre barazime dhe duke pësuar gjashtë humbje në 26-ndeshje të luajtura. Kjo skuadër ka shënuar përgjatë gjithë sezonit 60-gola, ndërsa ka pësuar 31. Diferenca e golave është 29, teksa Vllaznia U-15 e mbylli kampionatin e saj gjashtë pikë larg vendit të parë.

Vllaznia U-14, e drejtuar nga trajneri Haris Dalipi, e mbylli në vendin e tretë, 17-pikë larg vendit të parë. Ky ekip në 26-ndeshje të luajtura siguroi 11-fitore, shtatë barazime dhe pësoi tetë humbje. 38-gola të shënuar, 27 të pësuar, me diferencën e golave që është 11.

Për ta mbyllur me Vllaznia U-13, e drejtuar nga trajneri Khaled Hoxha, e cila në fund të kampionatit u rendit në vendin e shtatë. Në 27-ndeshje të luajtura, ky ekip mori 10-fitore, shtatë barazime dhe pësoi 10-humbje. Në këtë sezon, kjo skuadër 25-gola dhe pësoi 34, me një diferencë negative -9, duke e mbyllur kampionatin e tyre 20-pikë larg vendit të parë. Këto janë rezultatet që kanë prodhuar të gjitha ekipet kryesore dhe më të rëndësishme të Akademisë Vllaznia këtë sezon. Shifrat janë më poshtë dhe gjithësecili mund të bëjë gjykimin e tij…

Vllaznia U-21: vendi i katërt 20-ndeshje të luajtura, 13-fitore, dy barazime, pesë humbje, golat e shënuar 52, golat e pësuar 27, diferenca e golave 25, nëntë pikë larg vendit të parë

Vllaznia U-19: vendi i tretë, 26-ndeshje të luajtura, 11-fitore, shtatë barazime, tetë humbje, 44-gola të shënuar, 38-gola të pësuar, diferenca e golave gjashtë, nëntë pikë larg vendit të parë (me përgjysmim pikësh)

Vllaznia U-18: vendi i dytë në pesëshen e dytë të kampionatit, 26-ndeshje të luajtura, 12-fitore, pesë barazime, nëntë humbje, 45-gola të shënuar, 33-gola të pësuar, diferenca e golave 12 (me përgjysmim pikësh)

Vllaznia U-17: vendi i dytë në pesëshen e dytë të kampionatit, 26-ndeshje të luajtura, 12-fitore, tre barazime, 11-humbje, 55-gola të shënuar, 35 të pësuar, diferenca e golave 20 (me përgjysmim pikësh)

Vllaznia U-16: vendi i dytë, 26-ndeshje të luajtura, 17-fitore, gjashtë barazime, tre humbje, 79-gola të shënuar, 23-gola të pësuar, diferenca e golave 56, shtatë pikë larg vendit të parë (me përgjysmim pikësh)

Vllaznia U-15: vendi i dytë, 26-ndeshje të luajtura, 17-fitore, tre barazime, gjashtë humbje, 60-gola të shënuar, 31 të pësuar, diferenca e golave 29, gjashtë pikë larg vendit të parë (me përgjysmim pikësh)

Vllaznia U-14: vendi i tretë, 26-ndeshje të luajtura, 11-fitore, shtatë barazime, tetë humbje, gola të shënuar 38, gola të pësuar 27, diferenca e golave 11, 17-pikë larg vendit të parë (me përgjysmim pikësh)

Vllaznia U-13: vendi i shtatë, 27-ndeshje të luajtura, 10-fitore, shtatë barazime, 10-humbje, 25-gola të shënuar, 34-gola të pësuar, diferenca e golave -9, 20-pikë larg vendit të parë