HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREBurreli mposht 2-0 Erzenin. Florenc Ferruku 'bën detyrën', shënon një dygolësh dhe...

Burreli mposht 2-0 Erzenin. Florenc Ferruku ‘bën detyrën’, shënon një dygolësh dhe i jep fitoren skuadrës së tij

Erzeni është mposhtur nga Burreli me shifrat 0-2 ndeshjen e fundit për javën e 20-të në Kategorinë e Parë në “Arenën e Demave”. Dhe protagonisti kryesor i ketij suksesi te matjaneve eshte i zakonshmi, Florenc Ferruku

Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa sfida u zhbllokua nga Ferruku në minutën e 56-të. Ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur portierin Endri Dema. Në minutën e 86-të ai vulosi sfidën duke shënuar golin e dytë për Burrelin.

Me këtë fitore, ata renditen në vendin e katërt me 34 pikë ndërsa Erzeni ngelet në vendin e fundit me 7 pikë.

REZULTATI 

ERZENI 0-2 BURRELI

56′ (P), 86′ Ferruku

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments