Mesfushori Serxhio Buskets ende nuk ka vendosur për të ardhmen pasi kontrata e tij me klubin nga Florida skadon në dhjetor dhe në moshën 37 vjeç, dalja e tij nga futbolli profesionist po afron.
“Kur u largova nga Barcelona, e dija që nuk do të kthehesha kurrë në Spanjë apo Europë. Jam gjithashtu në moshë të shtyrë. Jam shumë më afër daljes në pension sesa të vazhdoj të luaj. Nuk ka asgjë zyrtare ende, as për një rinovim të mundshëm dhe as për një ceremoni lamtumire.”
Komentet e spanjollit veteran ngrenë pyetje në lidhje me të ardhmen e ekipit amerikan, i cili ka mbështetur atë si një mesfushor kyç përkrah Mesit dhe udhëheqësve të tjerë të skuadrës.
Pavarësisht pasigurisë, Buskets mbetet një shtyllë e projektit të Majemit dhe përvoja e tij ndërkombëtare do të jetë vendimtare në ndeshjet e ardhshme, si në ligë ashtu edhe në garat e kupës.