HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBylis tenton të marrë pikë nesër në Shkodër, por 'i druhet' të...

Bylis tenton të marrë pikë nesër në Shkodër, por ‘i druhet’ të kaluarës

Vllaznia dhe Bylis do të përballen këtë të diel për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 17:00.

Bylis është në kërkim të pikëve të domosdoshme për të nisur shkëputjen nga zonë e ftohtë e renditjes. Në krahun tjetër, shkodranët duan fitore për të qenë pjesë e “luftës” së kreut.

Ama ajo ç’ka favorizon kuqeblutë nuk është vetëm renditje, por edhe e shkuara. Statistikat e së shkuarës flasin në favor të shkodranëve, ku në 30 ndeshje kanë fituar 14. 7 sfida të tjera i ka fituar Bylis, ndërsa 9 kanë përfunduar në barazim./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments