HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBylisi zyrtarizon afrimin e radhës, firmos me mesfushorin e larguar nga Teuta

Bylisi zyrtarizon afrimin e radhës, firmos me mesfushorin e larguar nga Teuta

Klubi i Bylisit ka bërë zyrtar afrimin e ri në merkaton e janarit, teksa ka shtuar radhët e tij me një mesfushor të afruar nga një tjetër klub i Superiores.

Alban Çejku, i cili në vitet e fundit ka qenë pjesë e Teutës, u është bashkuar ballshiotëve, duke nënshkruar një kontratë afatgjatë me ta, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede.

NJOFTIM I KLUBIT!

FK BYLIS zyrtarizon dhe prezanton mesfushorin Alban Çejku, i cili firmos për 3 sezone me Bylisin, duke nisur një projekt afatgjatë me klubin bardhekuq.

Çejku i formuar tek Akademia e Tiranës ku spikati si një ndër talentet me premtues në akademinë bardheblu do të mbaj veshur fanellën e Bylisit për 3-vite.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments