HomeKRYESOREChatGPT parashikon renditjen e Seria A për sezonin e ri, ja kush...

ChatGPT parashikon renditjen e Seria A për sezonin e ri, ja kush shpallet kampion!

Napoli synon të mbrojë titullin, Interi kërkon të rikthehet pas një sezoni pa trofe, ndërsa Juventusi dhe Milani shpresojnë të rikthehen në majën e futbollit italian. Serie A nis një sezon të ri plot pasiguri dhe pritshmëri, ndërsa tifozët dhe analistët nuk ndalojnë së bëri parashikime për renditjen përfundimtare.

Në këtë lojë të zakonshme verore të parashikimeve është përfshirë edhe ChatGPT, inteligjenca artificiale që ka analizuar formacionet, lëvizjet e merkatos dhe potencialin e skuadrave për të krijuar një renditje të mundshme të kampionatit 2025/26.

Napoli, përsëri kampion sipas parashikimeve

Sipas AI-së, Napoli i Antonio Contes do të fitojë sërish Scudetton, duke u shpallur kampion për herë të dytë radhazi – një arritje historike për klubin. Skuadra kampione shihet si më e kompletuara dhe me më shumë siguri, falë stabilitetit në pankinë dhe afrimeve cilësore në merkato.

Në vendin e dytë parashikohet Interi, cilësuar si rivali kryesor i Napolit, edhe pse do të përjetojë një sezon tranzicioni nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu.

Zona Champions do të plotësohet nga Juventusi në vendin e tretë, ndërsa Roma e re, përshkruar si “gasperiniane” dhe në rritje të fortë, do të mbyllë katërshen e parë, duke u rikthyer mes skuadrave elitare të kampionatit.

ChatGPT thekson se ky parashikim bazohet në të dhënat aktuale, duke marrë parasysh edhe faktin që merkatoja është ende e hapur dhe lëvizjet e fundit mund të ndryshojnë ekuilibrat, sidomos në zonën e mesit të tabelës.

Renditja finale sipas parashikimit të ChatGPT

1.     Napoli

2.     Inter

3.     Juventus

4.     Roma

5.     Atalanta

6.     Milan

7.     Bologna

8.     Lazio

9.     Fiorentina

10.   Torino

11.   Genoa

12.   Como

13.   Udinese

14.   Sassuolo

15.   Cagliari

16.   Cremonese

17.   Hellas Verona

18.   Parma

19.   Lecce

20.   Pisa

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments