Chelsea ka mposhtur 3-0 PSG-në dhe ka fituar Kupën e Botës për Klube, kompeticion i zhvilluar për herë të parë në këtë format. Finalja e luajt në “MetLife Stadium” në New Jersey, në një stadium të mbushur plot në kapacitetin e tij maksimal.

Goli i parë i finales është shënuar në minutën e 22-të. Malo Gusto pasi i merr topin në krah Nuno Mendes shkon drejt portës, provon të shënojë vetë në tentativën e parë, nuk ia del, në të dytën, pason për Cole Palmer, i cili dërgon topin në rrjetën e Donnarumma-s.

Në minutën e 29-të, ishte sërish Cole Palmer që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë të londinezëve, që u finalizua në mënyrën e duhur. Në minutën e 42-të, ishte radha e blerjes së fundit, Joao Pedro, i cili mposht me shumë klas Donnarumma-n, pas asistit të Cole Palmer. Një pjesë e parë e shkëlqyer për sulmuesin anglez, dy gola dhe një asist, ndërsa Chelsea e mbylli në avantazh 3-0.

Pavarësisht disa ndryshimeve që bëri në formacion Luis Enrique, pjesa e dytë nuk solli ndonjë ndryshim për francezët. Londinezët adiministruan në mënyrë perfekte rezultatin e pjesës së parë, ndërsa parazienët ishin të pafuqishëm për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Në minutat e fundit, PSG mbeti me 10 lojtarë, Joao Neves doli me karton të kuq, pasi i shkuli flokët Cucurella-s.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, Chelsea fiton 3-0 dhe e gjithë festa në fund është për “Blutë e Londrës”. Enzo Maresca fiton kështu trofeun e parë te Chelsea, ndërsa Luis Enrique dhe PSG humbin finalen e parë për këtë vit.

SHIKOGOLIN1

SHIKOGOLIN2

SHIKOGOLIN3